LDK-VV: Me 22 kontrata mbi vepër, pushteti i Ferizajt punëson militantë partiakë

LDK-VV: Me 22 kontrata mbi vepër, pushteti i Ferizajt punëson militantë partiakë

Komuna e Ferizajt ka punësuar 22 punëtorë me kontrata të përkohshme për kryerje të shërbimeve të veçanta.

Kjo ka nxitur reagimin e opozitës, e cila pretendon se një veprim i tillë është bërë mbi baza partiake dhe duke përjashtuar procedurat e rregullta të rekrutimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në mesin e të punësuarve janë katër zyrtarë në administratën e përgjithshme të sistemuar si zyrtarë në ofiqari, përkthyes dhe mirëmbajtës teknik. Pastaj janë punësuar dy inspektorë komunalë, tre zyrtarë në urbanizëm si arkitekt dhe inxhinier, dy roje për pyje etj.

Ismet Vranovci, anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Ferizaj, ka thënë se është shqetësuese se si ekzekutivi i Komunës vazhdimisht ankohet se Komuna është në prag të falimentimit shkaku i borxheve të trashëguara, e në anën tjetër e rrit numrin e të punësuarve me kontrata mbi vepër apo për shërbime të veçanta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0