LDK thërret debat për premtimet e PAN-it

LDK thërret debat për premtimet e PAN-it

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot do të dorëzojë kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

Shefit të këtij grupit parlamentar, Avdullah Hoti,  tha se një gjë e tillë po bëhet për të kërkuar llogari nga koalicioni PAN, rreth përmbajtjes së këtij dokumenti, i cili sipas Hotit, nuk reflekton premtimet e koalicionit qeverisës për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimet si dhe investime në disa fusha

“Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.Në parim, ky dokument DUHET të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen”, ka shkruar Hoti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0