LDK: Qeveria ka planifikuar që pagat me rritje të dalin në kohën e zgjedhjeve

LDK: Qeveria ka planifikuar që pagat me rritje të dalin në kohën e zgjedhjeve

Ligji për Paga hyn në fuqi automatikisht, Presidenti nuk e dekretoi.
Ligji për Paga ka hyrë në fuqi, edhe pa dekretimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Zyra e tij thotë se kanë marr garanci se do të trajtohen edhe pakënaqësitë rreth këtij ligji, ndërsa opozita e sheh këtë si blerje të votës.

Ligji për Paga ka hyrë në fuqi me automatizëm, pas përfundimit të afatit ligjor prej tetë ditësh për dekretim nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Arton Demhasaj nga Organizata ÇOHU, thotë se moskthimi i Projektligjit nga ana e Presidentit, nënkupton se ai ka hyrë në fuqi me automatizëm. Megjithatë, Demhasaj thotë se është dashtë të merren parasysh edhe kërkesat e tjera.

“Nëse Presidenti nuk e ka kthyer mbarë Projektligjin e Pagave me vërejtjet eventuale në Kuvendin e Kosovës, që ka qenë afati i fundit ligjor, atëherë nënkupton që heshturazi Ligji hynë në fuqi sot dhe duhet të publikohet në gazetën zyrtare. Nëse ka pasur vërejtje dhe është kthyer në Kuvend, atëherë Kuvendi duhet të tregoj. Nëse është kthyer vazhdojnë procedurat në lexim të tretë”, tha Arton Demhasaj.

Përkundër që pati kërkesa në adresë të presidencës që ky ligj të kthehet mbrapa, kjo nuk ndodhi. Zyra e Presidentit në një përgjigje për RTV Dukagjinin, thotë se kanë marr premtimet nga sponsorët e ligjit, që do të marrin parasysh ankesat për këtë ligj.

”Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Më tej Zyra e Presidencës pohon se kanë pranuar zotime nga ligjvënësit që në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të këtij projektligji, Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidencës

COMMENTS

WORDPRESS: 0