LDK pa kandidatë për kryetar në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore

LDK pa kandidatë për kryetar në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të ketë kandidat për zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Nuk do të kemi kandidat për kryetar në komunat e veriut. Ne do t’i kemi përfaqësuesit tonë në komisionet komunale zgjedhore. Poashtu, do i kemi komisionerët e vëzhguesit tonë për të përcjellur procesin. Vlerësimet tona janë të tilla ngase nuk duam që të bëjmë pjesë në një garë vetëm formalisht. LDK është subjekt serioz” ka thënë Ismet Beqiri.

Zgjedhjet për kryetar komunash në Veri do të mbahen me datë 19 maj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0