LDK-ja tregon se çka u fol në takim me ambasadorin amerikan

LDK-ja tregon se çka u fol në takim me ambasadorin amerikan

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate lëshuar për media kanë dhënë detaje për vizitën që sot e bëri në selinë qendrore të kësaj partie, ambasadori amerikan në Prishtinë, Phlip Kosnett.

Në njoftimin e LDK-së, shkruhet se në takim kishin qenë të pranishëm, kreu i LDK-së, Isa Mustafa së bashku me tre nënkryetarët e partisë.

Temë kryesore dhe arsye e vizitës bëhet e ditur se ka qenë koalicioni LV – LDK.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, Kosnett ka ftuar udhëheqësit politik që të formojnë sa më shpejtë qeverinë e re.

“Ambasadori Kosnett ftoi udhëheqësit politik ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve”, bëhet e ditur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0