LDK-ja nuk e voton Platformën për dialog

LDK-ja nuk e voton Platformën për dialog

Grupi Parlamentar i LDK-së përmes një deklarate për medie, thotë se Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese.

“Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thuhet në postimin e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Tutje thuhet se LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës. “LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, përfundon deklarata e LDK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0