LDK-ja nuk e pranon ftesën e Veselit

LDK-ja nuk e pranon ftesën e Veselit

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Kuvendit , Kadri Veseli për një takim të përbashkët me presidentin kryeministrin dhe ekipin negociator, raporton “Zëri.info”..

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se legjitimiteti i munguar nuk fitohet përmes tryezave.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e pranon ftesën e Veselit. Ftesa e Veselit është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN. Si rezultat i mungesës së këtij legjitimiteti, sot mblidhet Kuvendi në mungesë plenare duke filluar me pikat që nuk janë përfunduar më herët”, tha ai.

Sipas tij, dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë e as nga një parti që ka mandate të huaja në Kuvendin e Kosovës./Zëri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0