LDK-ja me 29 deputetë, lista me emrat e tyre

LDK-ja me 29 deputetë, lista me emrat e tyre

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.  Këtë e ka bërë Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ku ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultatit përfundimtar, të publikuar nga KQZ’ja, LDK në tërësi ka arritur që t’i marrë 206 mijë e 458 vota. E kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani ka marrë 176 mijë e 188 vota, duke u pasuar nga Kujtim Shala i cili ka marrë 39 mijë e 91 vota.

Ndërkohë Anton Quni ka marrë 31 mijë vota. E Lumir Abdixhiku po ashtu radhitet në pesëshen e parë më të votuar të LDK’së. Ai ka marrë 29 29 mijë e 565 vota.

Tutje Avdullah Hoti ka arritur ë t’i mbledhë rreth  26 mijë e 155 vota.

Më poshtë gjeni votat për secilin deputetë të LDK’së që do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare:

COMMENTS

WORDPRESS: 0