LDK-ja ka kushte për t’u bërë pjesë e Qeverisë

LDK-ja ka kushte për t’u bërë pjesë e Qeverisë

Në Lidhjen Demokratike (LDK) kanë treguar të mërkurën se tanimë kanë lëvizur nga qëndrimi i mëhershëm zyrtar, sipas të cilit vendi duhej të shkonte në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të formoheshin institucione me legjitimitet, për ta përfaqësuar Kosovën në procesin final të dialogut me Serbinë.

Forumet partiake i kanë dhënë mbështetje idesë që LDK-ja të bëhet pjesë e një qeverie të spektrit të gjerë, shkruan sot Koha Ditore.Agim Veliu, nënkryetar i kësaj partie, i ka thënë gazetës të jenë listuar disa kushte, me përmbushjen e të cilave LDK-ja do të bëhej pjesë e një ekzekutivi me përbërje të re.LDK-ja është subjekti kryesor opozitar dhe ka muaj që sondazhet e nxjerrin si subjektin që ka mbështetjen më të madhe në Kosovë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0