LDK-ja e LVV-ja thonë se do ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese

LDK-ja e LVV-ja thonë se do ta dërgojnë Thaçin në Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e presidentit Hashim Thaçi për përbërjen e KQZ-së. Këto dy parti thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në KQZ dhe jo nga një, siç ka vendosur Thaçi
Dy partitë më të mëdha opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se atyre u takojnë nga dy përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe jo nga një përfaqësues, siç ka vendosur presidenti Hashim Thaçi.

Prandaj, këto dy parti e paralajmërojnë Thaçin se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se opozita do të mundë t’i drejtohet Kushtetueses vetëm pasi presidenti Thaçi ta ketë nënshkruar dekretin për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0