LDK insiston në zgjedhje të parakohshme, bën thirrje për rrëzimin e koalicionit PAN

LDK insiston në zgjedhje të parakohshme, bën thirrje për rrëzimin e koalicionit PAN

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti po vazhdon të insistojë në shkuarjen në zgjedhje të reja.
Sipas tij, koalicioni PAN duhet të ndalet pasi që siç thotë ai nuk ka orientim shtetndërtues por vetëm unitet për të mbetur në pushtet, raporton lajmi.net.

Siç thotë Hoti, ky koalicion po shkatrron gjithçka që është arritur deri më sot.

Ky është postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet.

Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot.

Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupcion në rritje.

Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0