LDK i kërkon Veselit ta shkarkojë Latifin pse Vjosa Osmanin e quajti fashiste

LDK i kërkon Veselit ta shkarkojë Latifin pse Vjosa Osmanin e quajti fashiste

Grupi Parlamentar i LDK’së, por jo Partia, i ka dalë në krah Vjosa Osmanit, e cila ishte quajtur fashiste nga Këshilltari i Kadri Veselit.
Përplasja me fjalë e Latifit me Osmanin erdhi pasi kjo e fundit tha se PDK e ka në gjene tradhtinë ndaj partnerëve të koalicionit. Kishte thënë se tradhti të tilla PDK i kishte bërë LDK’së derisa po e përgaditë edhe tradhtinë ndaj AAK’së.

Grupi Parlamentar i LDK’së nuk i ka përkrahur deklaratat e Osmanit por vetëm kanë kërkuar të merren masa ndaj Blerim Latifit, i cili kishte thënë se një fashiste si Vjosa Osmani është mëkat pse është edhe ligjëruese e drejtësisë.

“Sot njëri nga këshilltarët e z.Veseli ka fyer një deputete të LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për deklaratat që ajo ka bërë në një përgjigje qëi ka dhënë z.Veseli. Pëgjegjësinë për debatin dhe fjalorin e përdorur nga deputet ndaj njëri tjetrit në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e marrin vetë deputetët. Në mes tyre nuk mund të ndërhyjë një zyrtar i Kuvendit. Kjo sjellje e këtij këshilltari është e pa pranueshme. Z.Veseli duhet të distancohet nga ai këshilltar dhe të ndërmarrë masa ndaj tij duke e larguar nga Kuvendi. Nuk mundet asnjë zyrtar i Kuvendit të fyej një deputet. Ai person nuk mund të jetë më staf i Kuvendit”, shkruan në reagimin e LDK’së me gabime drejtshkrimore.

Ndërkohë, Kadri Veseli, në një intervistë për T7, ka thënë se Vjosa Osmani bashkë me Anton Qunin dhe deputetë të tjerë kishin tradhtuar LDK’në dhe Isa Mustafën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0