LDK homazhe tek Rugova: Përkujtohet themeluesi i LDK-së dhe themeluesi i pavarësisë së Kosovës

LDK homazhe tek Rugova: Përkujtohet themeluesi i LDK-së dhe themeluesi i pavarësisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot po shënon 29 vjetorin e themelimit të saj, raporton Ekonomia Online.

Me rastin e këtij përvjetori, kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e LDK-së kanë bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Sabri Hamiti tha se sot është dita kur përkujtohet themeluesi i LDK-së si dhe themeluesi i pavarësisë së Kosovës.

“Jemi në përvjetorin e themelimit të LDK-së është e domosdoshme që të bëhen nderimet për themeluesin e LDK-së dhe themeluesin e pavarësisë së Kosovës”, tha Hamiti.

“Ibrahim Rugova që në nismë të organizimit të tij politik ka krijuar standarde të larta të cilat duhet të ndiqen nga LDK por edhe nga qytetarët e Kosovës. Ai ka krijuar standarde edhe për mënyrën e komunikimit politik, se solidariteti është domosdoshmëri që toleranca nuk është dobësi, por mirëkuptim”, tha ai.

Hamiti gjithashtu shtoi se LDK-ja nuk mund të jetë ajo e para 29 vitesh edhe pse sipas tij ajo gjithë këto vite është zhvilluar me norma rugoviane, raporton EO.

“Mendoj që LDK-ja në bazë të programit të tij është zhvilluar me këto norma rugoviane të cilat janë bërë premisa të zhvillimit të LDK-së. Do të ishte absurde që të thuhet se LDK është si para 29 vitesh pasi që nuk është”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0