LDK dhe VV: Dialogu të ndalet sa Thaçi është President; Merkel s’e do Thaçin, Macron s’e do Haradinajn

LDK dhe VV: Dialogu të ndalet sa Thaçi është President; Merkel s’e do Thaçin, Macron s’e do Haradinajn

Sot në Prishtinë është mbajtur tryeza “Dialogu Kosovë-Serbi nën dritën e takimit në Berlin” e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka shfaqur kritika të ashpra për paraqitjen e Presidentit Hashim Thaçi në Samitin e Berlinit, njofton Klan Kosova.

Sipas tij Presidenti Thaçi është munduar që në Gjermani ta rehabilitojë figurën e tij. Ai ka shtuar se Kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk e kuptuar që Qeveria duhet të udhëheq me procesin e dialogut.

“Dialogu duhet të ndalet derisa Thaçi është president”, ka thënë Hoti.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se në Berlin u pa qartë që Kancelarja Angela Merkel nuk e do Presidentin Thaçi, përderisa të njëjtën ndjenjë e ka edhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për Kryeministrin Haradinaj.

Ai ka thënë se është dështim që Kosova të paraqitet në samite të ndryshme me qëndrime të ndryshme.

Konjufca ka pohuar se Thaçi, sipas tij, nuk ka hequr dorë nga ideja e shkëmbimit të territoreve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0