Lavrov: S’ka kuptim që tash të flitet për karrigen e Kosovës në OKB

Lavrov: S’ka kuptim që tash të flitet për karrigen e Kosovës në OKB

Është e pakuptimtë që tash të flitet për vendin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe, derisa të mos arrihet marrëveshja që do ta kënaqte edhe Prishtinën e edhe Beogradin, në fuqi është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-së e cila e njeh autonominë e krahinës së Kosovës si pjesë të Serbisë, ka thënë për agjencinë e lajmeve beta shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov.

“Mendoj se tash është e pakuptimtë të flitet për karrigen e Kosovës në KB. Tashmë po flitet për karrigen e Kosovës në BE. Мund të flitet për karrigen e Kosovës ku të doni. Megjithatë, derisa të mos arrihet marrëveshja që kënaq Prishtinën e Beogradin, në fuqi është rezoluta e Këshillit të Sigurimit të KB-së e cila e njeh autonominë e krahinës së Kosovës si pjesë të Serbisë”, ka thënë Lavrov. (Koha.net)

Ai ka shtuar se Moska nuk e kundërshton afrimin Serbisë dhe të vendeve të rajonit në BE porse është kundër politikës së Brukselit ose Perëndim ose Rusi.

Ai ka theksuar se Moska nuk do të heqë dorë nga kërkesa që për personeli i Qendrës humanitare ruse në Nish, të ketë imunitet diplomatik.

Sergei Lavrov do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd më 21 dhe 22 shkurt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0