Lansohet udhëzuesi për politikën ndëshkimore, pushteti të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit

Lansohet udhëzuesi për politikën ndëshkimore, pushteti të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit

Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për politikën ndëshkimore në Kosovë. Qëllimi i këtij udhëzuesi është që të ofrojë pikëpamje të zgjeruar të ligjeve aktuale, të dënimeve si dhe të problemeve kryesore.

Kryetar i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se ky udhëzues ka qenë i nevojshëm për shkak të cilësisë jo të mirë të vendimeve që merren nga gjykatat e që si rezultat rrëzohen nga instanca më të larta apo edhe bëjnë që rastet të kthehen në rigjykime të cilat zgjasin me vite të tëra.

“Në kuadër të përpjekjeve për sundimin e ligjit në Kosovë janë bërë hapa të mëdhenj dhe po punohet me përkushtim Gjykata Supreme e ka përmbushur këtë obligim në  vazhdën e kësaj fryme është përpiluar edhe ky udhëzues i ciki është më se i nevojshëm. Cilësia e vendimeve gjyqësore nuk është mirë e konstatuar. Shpesh herë arsyetimi nuk është i duhur. Këto vendime bëhen të cenueshme nga gjykatat me të larta e në shumë raste shkohet në rigjykime për vite të tëra. Një prej probleme është edhe politika ndëshkimore. Me qëllim të respektimit të të drejtave të njeriut gjykata supreme e Kosovës në kuadër të mandatit ligjor në mbledhjen e seancës së përgjithshme udhëzuesin e miratoi me shumicë të hapur”.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se përpara gjyqësorit të Kosovës është një rrugë e gjatë.

“Parakusht për sundimin e ligjit është luftimi i korrupsionit dhe krimit në këtë kuptim kam dhënë prioritet kësaj çështjes që nga marrja e mandatit tim. Gjykatat janë ato që e kanë barrën gjyqësore sa i përket vendimeve në rastet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam e vetëdijshëm që në gjykata në nivele më të ulëta shpesh hasen në problematika që bëjnë në ndërhyrjen e Gjykatës Supreme. Të gjithë jemi të bindur që një rrugë e gjatë është pa nesh prandaj bërthama e punës mbetet fuqizimi i gjyqësorit të Kosovës”.

Greg Delaëie, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, tha se përkundër përparimit, një ndër problemet që gjyqësori është duke hasur në Kosovë janë dënimet jo të strukturuar mirë, besimi se në dënime ka dorë dikush, dallimet e mëdha të dënimeve në vende të ndryshme.

“Kosova po arrin përparim në fushën e sundimit të ligjit, por ende ka sfida të shumta një ndër to janë edhe praktikat ndëshkuese si dhe dallimi mes dënimeve nëpër regjione të ndryshme. Gjykata Supreme ka hartuar këtë udhëzues si masë të drejtpërdrejt për këto probleme. Udhëzuesi nuk kërkon drejtimin e njëjtë për të gjitha nëse kemi mësuar diçka gjatë 50 viteve në SBhA është se vendimet e rrepta të paracaktuara nuk funksionojnë por kemi mësuar që qasja e strukturuara është e duhura. Qasja e balancuar krijon përputhje në vendimet për dënimet edhe e rrit transparencën për publikun”.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha se kritikat e publikut sa i përket politikave ndëshkimore në Kosovë janë me vend andaj edhe shpreson që ky udhëzues të eliminojë dykuptimësitë në shqiptimin e dënimeve dhe në unifikimin e politikës ndëshkimore.

“Sot jemi dëshmitar të një fluksi të madh të gjykatave me lëndë gjyqësore të natyrave të ndryshme por edhe të një numri të aktgjykimeve të formës së prerë.  Kjo shtron para nesh edhe një pyetje çfarë politike ndëshkimore kanë gjykatat tonë. Politikat gjyqësore shpesh janë kritikuar. Shpesh herë thuhet se shqiptohet dënime të ndryshme për vepra penale pothuajse të njëjta. Lansimi i udhëzuesit për politikën ndëshkimore është një lajm i morë për gjyqësorin. Synohet të ofrohet një udhëzues praktik i cili eliminon dykuptimësitë  e që kontribuon në unifikim të politikës ndëshkimore. Nëse kemi dallim të madh të politika ndëshkimore atëherë kjo do të qojë në jo-besueshmërinë në Kosovë”.

Kryeprokurori Aleksander Lumezi kërkoi që pushtetet e tjera të mos ndërhyjnë në punën e gjyqësorit, raporton EO.

“Më gjithë të arriturat që sistemi gjyqësor ka pasur ende ka mangësi njëra ndër to është praktika ndëshkimore. Politik ndëshkimore mbetet sfidë e përhershme. Pushtetet e tjera nuk duhet të ndërhyjnë në punën e gjyqësorit sepse asnjëra nga to nuk mund ta bëjnë punën e gjyqësorit”.

Ndërsa, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, tregoi raste kur për një vepër njëjtë është shqiptuar dënim i ndryshëm.

Havolli beson se me unifikimin e politikave ndëshkimore do të ndikohet edhe në perceptimin e qytetarëve për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Lansimi këtij udhëzuesi është i rëndësishëm së veçantë ngase përmes tij do të marrim informata të politikës ndëshkimore nga i gjithë regjioni i Kosovës. Nuk mund të anashkalojmë që për një vepër të njëjtë penale një person dënohet me kusht me gjobë apo dhe me dënim. Kjo ka ndodh që në të njëjtin institucion për vepër të njëra kemi pas dënime të ndryshme me këtë është një inkurajomë i madh për neve duhet të kemi më shumë kujdes. Me unifikimin e politikave ndëshkimore në Kosovë do të ndikohen edhe në perceptimin e qytetarëve për sistemin e drejtësisë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0