Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Lajçak: Nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacion

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media se nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk implementohet themelimimi i Asocacionit të Komunave Serbe.

Ai tha se Kosova e ka marrë përsipër zotimin për themelimin e Asocacionit dhe ky zotim duhet të implementohet.

“Jam këtu vetëm të lehtësoj marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do të ketë normalizim të marrëdhenieve. Dhe nuk do të ketë marrëveshje pa Asociacionin. Kosova e ka marrë persipër zotimin, e ka nënshkruar. Asocacioni është pjesë e procesit është pjesë e dialogut. Ne nuk kërkojmë të rihapin tekstin, por duam vetëm të implemetojnë atë që e kanë nënshkruar. Nuk e kam takuar asnjë partner gjatë këtyre tri ditëve që ka ndonjë problem me këtë çështje”, tha Lajçak.

Lajçak është duke qëndruar që dy ditë në Kosovë, ku sot u prit në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Lajçak po ashtu u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit të Kosovës për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë. 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0