Ky test i kompanisë izraelite ju tregon nëse mund të jeni infektuar me Covid-19

Ky test i kompanisë izraelite ju tregon nëse mund të jeni infektuar me Covid-19

Përderisa IKSHP po bën maksimumin duke testuar rastet e kontaktit dhe ato me simptoma, sfida më e madhe mbetet testimi dhe izolimi i personave që janë të infektuar por nuk kanë simptoma – të cilët me gjithë mungesën e simptomave janë shpërndarës të virusit, shkruan EkonomiaSot.

Sipas disa studimeve që janë bërë (pasagjerët e anijes Diamond Princess dhe qyteti italian Vo), rreth 50-75% e të infektuarve me coronavirus nuk kanë pasur simptoma kur janë testuar.

Mirëpo është një veçori e cila shfaqet edhe tek të infektuarit që nuk i kanë simptomat e zakonshme – kjo është humbja e aftësisë për nuhatje.

Secili prej nesh mund ta testojë veten në kushte shtëpie për të vlerësuar në mënyrë të përafërt nëse potencialisht jemi infektuar apo jo. Një kompani izraelite (SmellTracker dot org) ka përpiluar një test të thjeshtë, me anë të të cilit mund të testoni nuhatjen tuaj.

Elementet që duhet të nuhasni janë (shumica i kemi në shtëpi):

  • Mjalta
  • Vaji i ullirit ose Oregano
  • Uthulla
  • Hudhra e copëtuar
  • Pasta e dhëmbëve

Nëse vëreni dobësim, apo keni problem të nuhasni aromën e që të pesë elementeve, atëherë ka gjasë që ju të jeni të infektuar, sipas përpiluesve të testit. Nëse ju ndodh kjo, bën mirë që të kontaktoni menjëherë autoritetet në kosova.health


Ps. Kjo nuk duhet të merret si këshillë mjekësore, por vetëm si sugjerim. Poashtu, konfirmimi përfundimtar nëse jeni të infektuar ose jo bëhet vetëm nga organet përkatëse shëndetësore. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: