George Tames, i lindur në Washtingon D.C, ishte një emigrant i gjeneratës së parë me prejardhje greke-shqiptare, që në fillim as anglisht s’fliste mirë saqë s’mund ta fillonte shkollën, por më vonë u bë fotograf dhe punoi për 10 presidentët amerikanë që nga Rusvelti e deri te Bushi.
Për shkak kushteve të rënda të jetesës që kishte ai braktisi shkollën e mesme dhe filloi të punojë me babanë e tij për të siguruar bukën e gojës.
Karriera e tij si fotograf filloi në vitin 1940 me fotografët e “Capitol Hill”, duke fotografuar persona të ndryshëm, por angazhimi dhe talenti i madh që kishte me realizimin e fotografive bëri që ai shumë shpejt të jetë ndër fotografë më të kërkuar në Amerikë.
Kështu, George Tames me syrin e tij artistik u fut në Shtëpinë e Bardhë dhe nga aty u bë fotograf personal i 10 presidentëve të ardhur aty, duke u veçuar për stilin e veçantë në nxjerrjen e një fotografie, transmeton Metro.
Për herë të parë ai e fotografoi Rusveltin më 1941 gjatë paradës së tij inauguruese dhe për të fundit herë kur arkivoli i tij kthehej në Washington nga Georgia, në Prill të vitit 1945. Kishte filluar kësisoj për George Tames pa e menduar “maratona” 50 vjeçare e fotografimit të 10 presidentëve rresht, një rekord Gines dhe destinacion i pamundur për asnjë prej fotografëve të tjerë të integruar në Shtëpinë e Bardhë.

COMMENTS