Ky është nipi i Adem Grabovcit, ndërtues i Fakultetit të Bujqësisë

Ky është nipi i Adem Grabovcit, ndërtues i Fakultetit të Bujqësisë

50 për qind të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje janë në pronësi të Valon Grabovcit, nipit të Adem Grabovcit.

Në fakt, kompania ndërtuese, bazuar në të dhënat e ARBK-së, është regjistruar një vit pasi kishte filluar ndërtimi i Fakultetit të Bujqësisë.

Sipas këtyre të dhënave, fillimisht ka qenë ndërmarrja ENEX-Trade BI, në pronësi të Visar Kelmendit, e cila ka fituar tenderin nga Universiteti i Prishtinës, për ndërtimin e këtij fakulteti, por i njëjti biznes është shuar në majin e 2014-s, duke kaluar në ENEX-Trade SHPK, e cila vetëm 6 ditë më vonë u regjistrua si biznes.

Por, tash, me bashkëpronësi të barabartë me Valon Grabovcin.

I kontaktuar nga KTV-ja, Grabovci ka refuzuar të flasë për Fakultetin e Bujqësisë dhe për biznesin. Tutje, ai ka referuar që për të gjitha të pyetjet partneri i tij, Visar Kelmendi, raporton “Cosmo”.

Ndërsa Kelmendi ka mohuar çfarëdo ndihme nga politika në lidhje me marrjen e tenderit për ndërtimin e këtij objekti, i cili ka nisur së ndërtuari 6 vjet më parë, ndërsa është dashur të inaugurohet më 2016, por që e ka “harruar” këtë detyrim.

Valon Grabovci ishte kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet e 6 tetorit, por nuk ka fituar votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit.

Ndryshe, Grabovci, aktualisht, ka tre biznese te hapura, veprimtaria e të cilave është e njëjtë, pra sektori i ndërtimtarisë.

3 N Construction SH.P.K., që po ashtu është firmë ndërtimore. Këtu, Valon Grabovci ka bashkëpronësi me djemtë e axhës së tij, Adem Grabovci, Guxim e Ngadhnjim Grabovci.

Biznesin e fundit të hapur në 2018, ish-kandidati i PDK-së e ka emërtuar Zenith Group SHPK, pronësinë e së cilës e ka ndarë me bashkëshorten e tij, Mërgime Grabovci.

Sidoqoftë, në korrikun e 2013-s ishte nënshkruar kontrata për ndërtimin e këtij objekti, e Visar Kelmendi thotë se vonesat janë bërë për shkak të problemeve që kanë dalë nga lokacioni i cili ka qenë i stërmbushur me ujë.

Në tre vitet e para u kryen vetëm punët e vrazhda, derisa punë-kryerësi ankohet në atë se universiteti ia vonoi paratë, në periudhën 2016-2017, për çka ai është obliguar të paguajë nga kuleta e tij.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga Prorektorja për Financa.

COMMENTS

WORDPRESS: 0