Ky është ministri i milioner i qeverisë Hoti: Mercedes 65 mijë euro, lokale, banesa e tokë

Ky është ministri i milioner i qeverisë Hoti: Mercedes 65 mijë euro, lokale, banesa e tokë

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka bërë deklarimin e pasurisë së tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Pasuria e paluajtshme e tij nuk është e vogël. Ai në pronësi të veten dhe familjes ka toka, banesa, lokale e vetura të shtrenjta.

Kuçi, poashtu drejton një makinë të tipit “Mercedes”, të blerë në vitin 2018, 65,000.00 euro.

Një lokal afarist i tij kushton hiç më pak se 270,000.00 euro, derisa 50,000.00 euro është vlera e një pllaci që ai gëzon.

Banesa e Kuçit në Prishtinë, e blerë në vitin 2008 prej 178 m2 kushton 168,000.00 euro.

Tokë dhe shtëpi të trashëguar ka në vlerë prej 458,000.00 euro.

Tokë tjetër të blerë nga një aktivitet i biznesit kushton 90,000.00 euro.

Tutje, në formularin e deklarimit ai ka paraqitur edhe një shtëpi të re të pa përfunduar prej 477 m2, në vlerë prej 85,000.00 euro.

Në emër të bashkëshortes, Kuqi ka deklaruar edhe një banesë prej 104 m2 në vlerë prej 72,000.00 euro.

Kuçi, poashtu drejton një makinë të tipit “Mercedes”, të blerë në vitin 2018, 65,000.00 euro.

Për dallim nga Kuçi që posedon një veturë tejet luksoze, janë fëmijët e tij që kanë një tjetër në vlerë prej 25,000.00 euro.

Pasuria e Kuçit, nuk mbaron me kaq.

Ai posedon aksione në dy shoqëri komerciale NPN “Hidroterm” Sh.P.K si dhe Hidroterm BK-Doo.

Para të gatshme në institucione financiare, Kuçi ka 1,175.88 euro. /FaktePlus/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0