Ky është dekreti i Thaçit, Hoti duhet t’ia paraqesë Kuvendit qeverinë e tij brenda 15 ditësh

Ky është dekreti i Thaçit, Hoti duhet t’ia paraqesë Kuvendit qeverinë e tij brenda 15 ditësh

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.

Sipas këtij dekreti, Hoti duhet që brenda afatit prej 15 ditësh t’ia propozojë Kuvendit të Kosovës përbërjen e qeverisë së tij dhe të kërkojë votimin e saj.

Dekreti ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është i mbështetur edhe në aktvdendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të nxjerrë ne vitin 2013 për rastin KO 103/14.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0