Kuvendi nuk ia mori mandatin deputetit të dënuar për korrupsion

Kuvendi nuk ia mori mandatin deputetit të dënuar për korrupsion

Deputeti Etem Arifi, edhe pse i dënuar për korrupsion, për disa muaj e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Kuvendin e Kosovës. Dënimi me një vit e tre muaj burgim ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjve është bërë i plotfuqishëm në janar të këtij viti.

Ky dënim, sipas Kushtetutës, sipas Rregullores së Kuvendit, por edhe Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, çon në humbjen e mandatit të deputetit.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se përgjegjësia për t’ia marrë mandatin një deputeti të dënuar për korrupsion është e Kuvendit të Kosovës. Vendimet për të cilat ka votuar deputeti, sipas tij, janë të ligjshme, shkruan Koha Ditore.

“Deputeti në fjalë, në bazë të ligjit të aplikueshëm, deri në momentin kur nuk i merret mandati i deputetit nga Kuvendi i Kosovës, gëzon të gjitha të drejtat dhe privilegjet që i takojnë një deputeti të Kuvendit të Kosovës, përfshirë të drejtën për të votuar”, ka thënë Miftaraj.

Gati tre muaj pasi aktgjykimi ndaj Arifit është bërë i plotfuqishëm, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e drejtësisë informata për këtë rast.

Kushtetuta e Kosovës e saktëson se kur të dënuarit humbin mandatin e deputetëve.

“Kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”, thuhet në nenin 70 të Kushtetutës.

Arifi është dënuar me më shumë se një vit burgim. Kjo nënkupton se ai e ka humbur mandatin…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0