Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së djeshme.
Deputetë të Lidhjes Demokratike njoftuan sot se partia e tyre nuk merr pjesë në seancën që ishte paraparë të fillonte sot prej orës 11, transmeton Express.
Edhe, deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë për Telegrafin se deputetët e këtij subjekti nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita.
“Jo, dhe nuk do të marrim pjesë derisa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita për të ndalur Thaçin që të bëjë pazare të dëmshme me Serbinë”, ka thënë Pacolli.
COMMENTS