Kuvendi miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë

Kuvendi miraton Projektligjin për dialogun me Serbinë

Kuvendi i Kosovës për disa orë më radhë ka shqyrtuar Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetërorë të Republikës së Kosovës, në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Pas shume orë debati, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për këtë Projektligji.

Pro këtij Projektligji kanë votuar 61 deputët. Në sallë gjatë votimit ishin të pranishëm 91 deputetë.

Kundër ka dalë Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq nga Partia Socialdemokrate kanë thënë se Ekipi Dialogues do t’i raportojë Kuvendit pas përfundimit të çdo faze të negociatave me Serbinë.
Kujtojmë se ky projektligj ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Buxhetit të vitit 2019.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0