Kuvendi mban sot dy seanca

Kuvendi mban sot dy seanca

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca, ndërkaq njëra është e jashtëzakonshme ku do të bëhet shqyrtimi i parë i  Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kjo seancë do të mbahet në ora 10:00.

Ndërkaq, seanca e dytë do të jetë me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 6, 8, 14 dhe 19 qershor 2018.

Vazhdimi i kësaj seance do të jetë nga ora 12:00.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 6 dhe 8 qershor 2018:

  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhe 19 qershor 2018:

  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
  • Votimi në parim i Projektligjit për aktet juridike,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  • Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  • Votimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  • Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
  • Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0