Kuvendi ka votuar tre anëtarët e Bordit të RTK-së

Kuvendi ka votuar tre anëtarët e Bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në seancën e sotme tre anëtarët e Bordit të RTK-së.

Anëtarë të Bordit të RTK-së për një mandat trevjeçar janë zgjedhur: Agron Gashi, Lirim Geci dhe Sali Bashota.

Votimi ka nxjerrë Agron Gashin me 43 vota, Lirim Gecin me 39 vota dhe Sali Bashotën me 39 vota si fitues, ndërsa tre të tjerët Arlinda Demiri, Vilma Biba dhe Emira Bajçinca nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.

Në votimin e sotëm morën pjesë 65 deputetë ndërsa tri nga fletëvotimet kanë qenë të pavlefshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0