Kush janë tetë gjakovarët që u arrestuan për lojëra fati

Kush janë tetë gjakovarët që u arrestuan për lojëra fati

Të martën mbrëma Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e quajtur “Basti” në nëntë lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës nën dyshimin për veprimtari ilegale të lojërave të fatit. Në këtë aksion bëhet e ditur se janë arrestuar tetë persona

Në një komunikatë të policisë bëhet e ditur se urdhëri për kontroll është dhënë nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Policia e Kosovës ka siguruar urdhër-kontroll nga Gjykata Themelore në Gjakovë, ku me 09.07.2019 janë kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit. Operacioni policor është mbështetur nga Njësia Speciale Operative, Krim Teknika Gjakovë, njësi tjera relevante dhe inspektorë komunalë të KK Gjakovë”, theksohet në komunikatë.

Si të dyshuar nga policia janë arrestuar tetë të dyshuarit:

 I. B.                  viti i lindjes 1976        m.k.sh.

 B. M.               viti i lindjes 1993        m.k.sh.

 V. P.                viti i lindjes 1981        m.k.sh.

 A. Sh.              viti i lindjes 1989        m.k.sh.

 E. N.                viti i lindjes 1988        m.k.sh.

 J. B.                  viti i lindjes 1980        m.k.sh.

 L. A.                viti i lindjes 1992        m.k.sh. dhe

 G. A.               viti i lindjes 1989        m.k.sh.

Ndërkaq si prova materiale përkohësisht janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore. Të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të PTH Gjakovë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./GazetaExpress

COMMENTS

WORDPRESS: 0