Kush është serbi i arrestuar që prezantohej si punëtor i CIA-s

Kush është serbi i arrestuar që prezantohej si punëtor i CIA-s

Amerikanëve iu prezantua si agjent i CIA-s por policia kosovare po dyshon se ai është spiun i ndonjë shërbimi tjetër.

Petar Mihajloviq në kampin ushtarak amerikan në Bondsteel në Ferizaj me vete kishe një dokumentacion të qëndrimit legal në Kaliforni dhe leje të vozitjes, të dyjat dëshmi që u kishte skaduar afati në 2006.

Pos dokumenteve të skaduara gjatë kontrollimit shtetasit serb iu gjetën gërshërë, thika kuzhine si edhe 780 euro e disa dinarë.

Por deri sa të verifikohet misioni eventual i Mihajloviqit, shtetasi serb që u arrestua në Bondsteel do të mbetet në paraburgim.

Ditëve në vazhdim pritet që agjencia kosovës për forenzikë të nxjerrë rezultatet për gjësëndet e konfiskuara nga i dyshuari, ndërsa zyra ndërlidhëse kosovare në Beograd, do të mësoj se cila është e kaluara e këtij personi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0