Kurti: ‘Zajednicën’ dëshirojnë ta sjellin gjatë pushimit të Kuvendit, duhet ta pengojmë

Kurti: ‘Zajednicën’ dëshirojnë ta sjellin gjatë pushimit të Kuvendit, duhet ta pengojmë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të duhej ta humbte legjitimitetin në Kuvend në mënyrë që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje.

Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, tha se gjatë këtyre tre muajve pati një spektakël me arrestimin e Marko Gjuriqit, pastaj falimentimi i postës dhe skandali me mish.

“Dëshirojnë ta sjellin ‘Zajednicën’ në gusht kur Kuvendi është në pushim e kur qytetarët janë të shpërqendruar nga ngjarjet politike, sepse është politikë e ulët e qeverive frikacake, derisa ne duhet të bëjnë çmos e t’i dalim përballë kësaj situate dhe mos të lejojmë bosnjëzimin e Kosovës”, ka thënë ai, raporton KP.

Kurti është ndalur edhe te integrimet evropiane, sepse, siç tha ai, “orientimi për integrim është nisur nga Serbia”.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, u tha se do të kompletohet edhe kryesia si dhe disa komisione, ku përfshihet edhe ai disiplinor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0