Kurti: Nëse sot mbahen zgjedhjet, Vetëvendosje merr së paku 30 deputetë

Kurti: Nëse sot mbahen zgjedhjet, Vetëvendosje merr së paku 30 deputetë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte i ftuar në emisionin Argument Plus, në Rtv21.tv.

Duke folur për zgjedhje të reja në Kosovë, Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje.

Sot në sondazhe sipas tij, LV-ja ka së paku 23%, e në prillin e vitit të kaluar në zgjedhjet ku LV-ja mori 27%, sondazhet tregonin se ata kishin më pak se 20%.

Kurti ka theksuar se nëse sot mbahen zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka shanse të marrë më pak se 30 deputetë.

Ata që kanë dalë nga Vetëvendosja sipas Kurtit besonin në peshën individuale të tyre, mirëpo kishin harruar që ata më shumë janë fytyra nga ekrani, sesa personalitete politike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0