Kurti: Veseli e ka hallin e Gjykatës Speciale të cilën vetë e votoi

Kurti: Veseli e ka hallin e Gjykatës Speciale të cilën vetë e votoi

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në një postim në facebook e ka goditur kryeparlamentarin Kadri Vesleli duke thënë se ideja e tij për Tribunal ka të bëjë me Gjykatën Speciale dhe frikën e Veselit nga ajo

Kurti ka shkruar se kërkesa e Veselit për Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, është dorëzim para krimit të Serbisë dhe heqje dorë nga detyra e shtetit të Kosovës për të sjellë drejtësi për viktimat e luftës.

“Kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para krimit të Serbisë, është heqje dorë nga e drejta dhe detyra e shtetit tonë të pavarur, e Republikës së Kosovës, për të sjellë drejtësi për viktimat tona të luftës. Kjo kërkesë vetëm sa amniston prokurorët e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit e të cilët sa i përket krimeve të luftës, në rastin më të mirë, ishin pasivë”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu thotë se Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit por të Gjykatës Speciale, duke shtuar se nuk e ka qëllim të sjellë drejtësi për viktimat e luftës dhe dënim për serbët, por t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.

“Nuk e ka ky hallin e Tribunalit që na mungon por të atij Special që e kemi tepricë. Pra, nuk e ka qëllimin për të sjellë drejtësi për viktimat tona dhe dënim për kriminelët serbë (sepse i pati 20 vjet për këtë punë teksa kishte në pronësi thasë me informacion që pohonte se ShIK-u ka arritur t’ia marrë Serbisë). Jo, ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale të cilën vetë këta e sollën më 3 gusht 2015, me trysni të paparë mbi deputetët e tyre”, thekson Kurti.

Kurti ka folur edhe rreth publikimit të fotografisë nga Flora Brovina, ku thotë se Veseli do duhej të merrte pqrgjegjësi.

“Në vend që sot të marrë përgjegjësi e të jap dorëheqje, ai ia hodhi krejt fajin deputetes së vet Flora Brovina, pasi që i dështoi orkestrimi i sulmit mbi deputeten tonë Saranda Bogujevci. A është e mundur që ky ende nuk po e kupton që s’i beson më kush?”, shkruan Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0