Kurti uron Turqinë në 100 vjetorin e shkëputjes nga Perandoria Osmane

Kurti uron Turqinë në 100 vjetorin e shkëputjes nga Perandoria Osmane

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar Turqinë në 100 vjetorin e e sovranitetit kombëtar.

Kurti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se para një shekulli Mustafa Qemali, Ataturku e shkëputi Turqinë nga Perandoria Osmane dhe organizoi luftën për liri dhe pavarësi.

“Por, për fatin e mirë të Turqisë, të popullit e të miqve të saj, 100 vite më parë, në 23 prill 1920, Mustafa Qemali, Ataturku, midis luftës e shpalli Asamblenë e Madhe Kombëtare, e shkëputi Turqinë prej perandorisë osmane, dhe organizoi luftën për liri e pavarësi, që e fitoi tre vite më vonë, pasi që çliroi pjesët e pushtuara të Turqisë dhe qytetin më të madh e më strategjik, Stambollin”, ka shkruar Kurti.

Në fund Kurti ka uruar popullin turk dhe Presidentin Erdogan për këtë datë të rëndësishme për Turqinë.

“Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve. Gëzuar, për miqësinë e fortë të Kosovës e shqiptarëve me Turqinë”, ka shkruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0