Kurti u drejtohet qytetarëve: Kjo është gjendje e përkohshme, vendi më i sigurt shtëpia

Kurti u drejtohet qytetarëve: Kjo është gjendje e përkohshme, vendi më i sigurt shtëpia

Kryeministri Albin Kurti, përmes një videoje u ka bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë në shtëpi, pas konfirmimit të 15 rasteve me koronavirus në Kosovë.

Kurti ka thënë se në këto ditë, vendi më i sigurt është shtëpia.

“Është situatë e përkohshme dhe do t’i kthehemi normalitetit. Vetëdija qytetare është po aq e rëndësishme sa organizimi shtetëror. Në këto ditë vendi më i sigurt është shtëpia, pranë familjeve tona, ku na duan dhe kujdesen për ne. Në shtëpi le ta ruajmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin, sidomos të moshuarit”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka apeluar te qytetatët që të pastrojnë duart  sa më shpesh, të mbajnë distancën fizike dhe të evitojnë shtrëngimin e duarve.

“E nëse dikush ka simptoma sado të lehta, duhet të izolohet edhe nga anëtarët e familkes, në një dhomë të veçantë. Si kurrë më parë, higjiena është shëndet e shëndeti është jetë.  Pastroni duart edhe më shpesh e më gjatë, mbani distancën fizike dhe patjetër evitoni zakonin e shtrëngimit të duarve me të tjerët”, ka thënë Kurti.

Gjatë kësaj kohë, ai ka sugjeruar që të lexojnë libra ose të shikojnë filma.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: