Kurti takon Jovanoviqin, tregon se për çfarë biseduan

Kurti takon Jovanoviqin, tregon se për çfarë biseduan

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

“Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan”, ka treguar Kurti.

Kurti ka thënë se Çedomir Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.

Sot, në Prishtinë, u takova me kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, z.Çedomir Jovanoviq. Diskutuam për…

Posted by Albin Kurti on Thursday, May 10, 2018

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0