Kurti takon Delawie, ia paraqet qëndrimin e VV-së për dialogun me Serbinë

Kurti takon Delawie, ia paraqet qëndrimin e VV-së për dialogun me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka treguar se sot e ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, Greg Delawie.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka sqaruar për temat që janë diskutuar në takim.

“Bashkë me ambasadorin Delawie diskutuam për funksionimin e institucioneve në Republikën e Kosovës në përputhje me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë në republikën parlamentare. Më tej trajtuam edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik të Kosovës, arsimin e punësimin, si dhe situatën në lidhje me dialogun me Serbinë. Ambasadorit Delawie i shpjegova qëndrimet dhe punën e VV-së për të gjitha këto çështje”, ka thënë Kurti.

Ai më tutje ka thënë se me Delawie janë dakorduar për t’i vazhduar kontaktet dhe takimet e këtilla edhe në të ardhmen.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0