Kurti sulmon idenë për ndryshim kufijsh në samitin e paqes në Kore të Jugut

Kurti sulmon idenë për ndryshim kufijsh në samitin e paqes në Kore të Jugut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar në samitin ndërkombëtar kushtuar paqes, sigurisë dhe zhvillimit njerëzor, i cili ditë më parë është mbajtur në Seul të Koresë Jugore.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një postimi në Facebook.

Aty shihet kryetari i VV-së të ketë mbajtur një fjalim kushtuar temave që po trajtoheshin gjatë samitit. Ndër tjera, Kurti ka thënë se disa marrëveshje për paqe janë më të këqija sesa mungesa e tyre, duke iu referuar kështu tentativës së Presidentit Thaçi për marrëveshjen me Serbinë duke ndryshuar kufinjtë.

Të pranishëm në samit ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova e Shqipëria.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0