Kurti: Protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Kosovës

Kurti: Protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin kurti, ka kujtuar protestën “Një popull s’i nënshtrohet një njeri” e cila është mbajtur para një viti

Kurti ka shkruar në Facebook se protesta e vitit të kaluar ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë.

“Sot është njëvjetori i protestës më të madhe në Kosovën e pasluftës, që u mbajt me 29 shtator 2018, me parullën kryesore “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu. Kjo protestë e juaja ishte vendimtare për shpëtimin e Republikës së Kosovës prej pazareve me Serbinë. Një vit më vonë, e bëjmë hapin e radhës: votojmë masivisht me 6 tetor për fitoren më të madhe zgjedhore në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë i Kurtit:

COMMENTS

WORDPRESS: 0