Kurti: Po bashkëpunojmë me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë

Kurti: Po bashkëpunojmë me LDK-në për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje në mënyrë që t’i hapet rrugë zhvillimit ekonomik, prodhimit e punësimit.

Kurti shpreh kategorikisht kundër propozimeve për një Qeveri gjithëpërfshirëse apo edhe teknike, duke shtuar se partie e tij nuk udhëhiqet nga parashikimet, por nga parimet.

“Ne të Lëvizjes Vetëvendosje nuk udhëhiqemi nga parashikimet, por nga parimet. Ne dëshirojmë që të ketë sa më parë për interesin e vendit zgjedhje të parakohshme parlamentare, zgjedhje demokratike nga të cilat do të dalin institucione me legjitimitet të freskët edhe qeveri e re, e cila do t’i hap rrugë zhvillimit ekonomik të vendit që koncentrohet në prodhim e punësimi dhe tek drejtësia institucionale dhe gjyqësore, e cila përqendrohet te luftimi i krimit e korrupsionit”, ka thënë Kurti, për Ekonomia Online.

“Nuk besoj që formulat dhe kombinimet qofshin ato për Qeveri teknike apo gjithëpërfshirëse do ta mund ta mbrojnë sovranitetin dhe zhvillojnë ekonominë”.

Kreu i VV-së thotë se me LDK janë duke bashkëpunuar për të siguruar numrat për rrëzimin e Qeverisë, por që nuk do të mbështesin asnjë iniciativë të Listës Serbe në këtë drejtim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0