Kurti për mësimdhënësit: Vazhdojeni grevën me kusht që kërkoni zvogëlimin e pagave të qeveritarëve

Kurti për mësimdhënësit: Vazhdojeni grevën me kusht që kërkoni zvogëlimin e pagave të qeveritarëve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje mësimdhënësve në Kosovë që të vazhdojnë grevën, me kusht që ata do të kërkojnë zvogëlim të pagave të qeveritarëve.
Këtë thirrje deputeti i Kuvendit të Kosovës e ka bërë përmes një postimi në profilin e tij, teksa ka hedhur kritika ndaj qeverisë.

Sipas Kurtit, Qeveria vlerëson më shumë shërbyesit politik se sa ata publik.

Postimi i plotë i Kurtit:

Pabarazia vs. Varfëria?Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Paradoksi vjen nga reduktimi i kontekstit. Kundërthënia është e rrejshme, jo pse mësimdhënësit janë edhe prindër ndërkaq edhe prindërit mësojnë fëmijët, por sepse e treta palë është e vërteta: qeveria. Ajo vlerëson shërbyesit politikë dhe jo shërbyesit publikë. Ajo don të zbusë ca varfërinë e mësimdhënësve që të mos merret me pabarazinë karshi tyre. Cila është zgjidhja? Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar, ndërsa prindërit ta vazhdojnë kundërshtimin me kusht që ta vendosin theksin te rritja e cilësisë në arsim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0