Kurti: Për herë të parë në institucione ka pjesëmarrje më të madhe të grave

Kurti: Për herë të parë në institucione ka pjesëmarrje më të madhe të grave

Kryeministri Albin Kurti ka uruar të gjitha gratë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Kurti ka thënë se kjo ditë na e përkujton që për çdo ditë ka shkelje të të drejtave dhe që ka shfrytëzim të gruas.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se për herë të parë në institucione të vendit ka pjesëmarrje më të madhe të grave, edhe pse nuk është e mjaftueshme.

Sipas tij, gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por ja që kanë më pak vende pune.

“Jo vetëm te ne, mbase sidomos te ne, gratë janë më punëtore, punojnë më shumë, por ja që kanë më pak vende pune. Kjo është një padrejtësi e madhe shoqërore në Republikën e Kosovës. Me qeverisjen e re, me ndryshimet që janë bërë me 6 tetor dhe me 3 shkurt, ne e kemi shansin që këtë ta përmirësojmë edhe në mënyrë institucionale e legjislative, por gjithashtu edhe me shembullin tonë të përditshëm”, ka shkruar Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: