Kurti pas seancës: Ne treguam një lloj qytetërimi demokratik

Kurti pas seancës: Ne treguam një lloj qytetërimi demokratik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për media pas konstituimit të Kuvendit të Kosovë.

Ai ka thënë se me këtë hap është treguar qytetërimi duke mos bllokuar vendin.

“Sot është një ditë shumë e mirë për demokracinë meqenëse u konstitua Kuvendi i ri, prandaj jam i bindur se me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi sepse për dallim, nga legjislatura e kaluar nuk kemi bllokuar seancën dhe besoj që do t’i kalojmë të gjitha pengesat”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë në kontakt të rregullt me LDK dhe pret që të kenë bashkëpunim.

Kurti ka shtuar se zgjedhja e Konjufcës nuk ishte befasi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: