Kurti pas rezultateve të para: Zgjedhjet u kthyen në referendum

Kurti pas rezultateve të para: Zgjedhjet u kthyen në referendum

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka shkruar se zgjedhjet janë kthyer në referendum dhe fitore.

Përmes një shkrimi në Twitter pas numërimit të mbi 90% të votave, Kurti ka thënë se është vërtetuar se nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet, sic ka thënë ai “kur bashkohemi dhe ecim të vendosur”.

Kreu i LVV-së ka falenderuar të gjithë votuesit, derisa, ka publikuar disa fotografi me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin në paraqitjen që patën mbrëmë për media.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0