Kurti: Nuk frikësohem nga kërcënimet

Kurti: Nuk frikësohem nga kërcënimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se nuk frikësohet nga kërcënimet që i drejtohen atij, duke komentuar letrën e fundit të ashtuquajturës “Gardës Vullnetare Shqiptare”. Këto komente shefi i ekzekutivit i bëri gjatë një vizite në “Trepçë” në Mitrovicë.

“Së pari, unë nuk frikësohem. Jam në punë dhe detyrë përditë. Për gjendjen e sigurisë, nuk është që unë mund ta vlerësoj, janë organet kompetente”, ka thënë Kurti.

Më tej, kryeministri theksoi se kërcënimi ishte më i veçantë për Gjykatën Kushtetuese, pasi edhe janë në prag të vendimit për dekretin e presidentit, Hashim Thaçi.

“Por, ata që më kanë kërcënuar mua, nuk mund ta kenë pasur me mua, sepse tek unë nuk funksionon. Ata e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese sepse duket se është në panik presidenti që po i humbet rasti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0