Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar

Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 106-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga të gjitha qytetet e Kosovës, por jo vetëm, bënë homazhe dhe vendosën lule të freskëta te varrezat e Jasharëve me rastin e shënimit të 106-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo u bë në nder të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve.

“28 Nëntori është dita thelbësore e identitetit kombëtar dhe historisë së shqiptarëve. Nga Skënderbeu në Krujë tek Ismail Qemali në Vlorë tek Adem Jashari në Prekaz, kujtojmë ngjarjet e lavdishme dhe njerëzit e mëdhenj me ndjenjën e përbashkët të krenarisë dhe përgjegjësisë tash kur amaneti i tyre na e ndriçon rrugën përpara. Të gjithë shqiptarëve, urime dhe gëzuar 28 nëntori i flamurit, i pavarësisë dhe i UÇK-së”, u shpreh Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, sipas kumtesës për media të kësaj partie.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0