Kurti: Na duhet gjykatë që do t’i akuzonte kriminelët e paqes

Kurti: Na duhet gjykatë që do t’i akuzonte kriminelët e paqes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se këtë vit java kundër korrupsionit po shënohet në një viti me përplot korrupsion si asnjë tjetër.
Kurti tutje vlerëson se në vend që të ketë gjykata që akuzojnë kriminelët e paqes, shfaqet Gjykata Speciale që do të merret me krimet e luftës.

“Në vend se të kemi gjykata normale që akuzojnë, gjykojnë e dënojnë kriminelët e paqes, na shfaqet gjykata speciale që do të merret me ‘krimet’ e luftës. Sipas Raportit “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës” publikuar nga PAX, Holandë: “Keqinformimi rreth Gjykatës Speciale të Kosovës është i përhapur, meqë (për shembull) 35.4% të shqiptarëve dhe 18.9% të serbëve, që e konsiderojnë veten të mirinformuar rreth Gjykatës, gabimisht besojnë se ajo do t’i ndjekë penalisht krimet që lidhen me korrupsionin dhe kapjen e shtetit”, ka shkruar Kurti përmes rrjetit social Facebook.

Duke pasur për referencë vendimin e fundit të Qeverisë Haradinaj, Kurti ka thënë se nuk do të rritet luftimi i krimit pse u rriten pagat prokurorëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0