Kurti: Me emërimin e Thaçit në KEK u thellua krimi i organizuar në Kosovë

Kurti: Me emërimin e Thaçit në KEK u thellua krimi i organizuar në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur lajm të tmerrshëm emërimin e Nijazi Thaçit për ushtrues detyre të drejtorit të KEK-ut.

Në një konferencë për media, Kurti tha se në kohën sa ka qenë në pozitën e udhëheqësit me prokurimin në KEK, përfitues më të mëdhenj të kontratave kanë qenë kompanitë serbe.

Mbrëmë mësuam lajmin e tmerrshëm se kushëriri famëkeq i presidentit, Njazi Thaçi, është emëruar ushtrues detyre i Korporatës Energjitike të Kosovës, KEK-ut. Thaçët dhe PDK-ja kanë ushtruar pushtet në KEK nëpërmjet zotëri Njazi Thaçit, i cili për një kohë të gjatë sa ishte drejtor i prokurimit gati e kollapsuan kompaninë publike”, tha Kurti.

“Për aq sa është zbuluar deri më sot, në kohën kur qeveriste PDK-ja e shef i Prokurimit ishte i sapoemëruari ushtrues detyre në KEK, kompanitë serbe përfituan rreth 400 milionë euro vetëm në vitin 2013.Nga mbrëmë mund të themi që është thelluar krimi i organizuar dhe kapja e shtetit të Kosovës në epiqendër të secilës ndodhet pikërisht presidenti aktual”, tha ai.

Për lidhje me afera korruptive të Nijazi Thacit, ka folur edhe Avni Zogiani nga kjo parti, sipas të cilit, persona të afërm me PDK-në kishin fituar tenderë nga KEK-u.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0