Kurti: LDK-ja kishte druajtje, nuk deshi të fitojë me ne e tash do të fitojmë pa ata

Kurti: LDK-ja kishte druajtje, nuk deshi të fitojë me ne e tash do të fitojmë pa ata

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka sqaruar edhe njëherë pse LDK-ja s’iu bashkua në koalicion parazgjedhor.

“Provuam shumë, provuam gjatë por pati druajtje që të ngjallë një koalicioni që do të shkaktonte tronditje të klanit PRONTO. Do të garojmë vet, si VV, kështu kemi qenë edhe më herët. Në 2017 e vuri si mungesë fitoren tonë PAN-i, këtë herë u shpartallua PAN-i. Kanë mundur të fitojnë me ne, tash ne fitojmë pa ta”, tha Kurti në Rubikon të KTV-së.

Kurti tha se druajte, ka pasur me gjasë se LDK-ja ka qeverisur bashkë me PDK-në dy mandate.

“Pati druajtje, por hollësitë nuk i di. Frika që kishin nga e ardhmja e përbashkët kundrejt PAN-it sidomos PDK-së, ishte më e madhe. Isha i bindur se bashkë i fitojmë 70 deputetë e të tjetër votojnë për vend të 3 e 4. Fitorja jonë ishte pozitive. z.Mustafa dhe unë nuk e kemi befasuar njçri tjetrin. Me vet faktin që do ta kemi përballë PDK-në, më shumë kanë frikë se dëshirë. S’mund të flas me emra por aty ka druajtje të madhe. Ndoshta vjen edhe prej asaj që kanë qenë bashkë me PDK në dy qeverisje. Ka garancion që PDK mbetet në opozitë”, ka thënë Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0