Kurti kërkon Qeveri të re për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Kurti kërkon Qeveri të re për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Një vit pas marrëveshjes Thaçi- Vujanoviq për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po kërkon Qeveri të re për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-.

“Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t’i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti, tutje ka thënë se në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë.

“’Korrigjimet’ e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij”, ka thënë tutje.

Ndryshe, më 16 shkurt të 2018-s, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka njoftuar se bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dalë me një Deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0