Kurti i fton përkrahësit t’i bashkohen manifestimit të VV’së “me muzikë e fjalime” që mbahet nesër në shesh

Kurti i fton përkrahësit t’i bashkohen manifestimit të VV’së “me muzikë e fjalime” që mbahet nesër në shesh

Ish-kryeministri Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në shesh për t’u demonstruar qytetarëve se si të dalin në tubimin e partisë së tij. Ai thotë se me muzikë e fjalime, do të shënojnë përvjetorin e çlirimit të Kosovës dhe themelimit të Vetëvendosjes.

Të premten, më 12 qershor, LVV ka thirrur tubim në sheshin kryesor të Prishtinës për 15 vjetorin e themelimit të saj, të cilin e lidhin edhe me Ditën e4 Çlirimit. 

Kurti ka incizuar një video në shesh ku ilustron se si do të mbahet tubimi e do të ruhet distanca, për shkak të pandemisë Covid 19.

Ai thotë se “në këtë përvjetor ndodhemi në situatë që kërkon durim dhe zgjidhje”, transmeton Gazeta Express.

“Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë. Sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush më parë”, ka thënë Kurti.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0